Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Milan Radoiçiqin
Tuesday 17 November 2026, 17:05
Dritare.net

Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar urdhërarrest dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe organizatorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Vendimi është marrë pasi Radoiçiqi nuk u paraqit në polici më 15 nëntor, duke shkelur detyrimin për t'u paraqitur dy herë në muaj. Atij i ishte konfiskuar më herët edhe pasaporta.
Sipas mediave serbe, Radoiçiqi dyshohet se është larguar drejt Rusisë pas zgjedhjeve të 25 tetorit, por vendndodhja e tij nuk është konfirmuar.
Ai është në kërkim edhe nga INTERPOL-i për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Radoiçiqi e ka pranuar publikisht organizimin e sulmit./dritare.net