Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

FBI paralajmëron botën: Hakerët po përdorin inteligjencën artificiale për t'ju sulmuar

FBI paralajmëron botën: Hakerët po përdorin


Byroja Federale e Hetimit në SHBA (FBI) ka lëshuar një paralajmërim për bizneset dhe organizatat në mbarë botën, pas zbulimit se grupe kriminale dhe hakerë të lidhur me shtete të ndryshme po përdorin inteligjencën artificiale për të përshpejtuar sulmet kibernetike.

Sipas FBI-së, hakerët po shfrytëzojnë një sistem të quajtur ARTEX, i cili mundëson automatizimin e sulmeve dhe marrjen e aksesit të privilegjuar në rrjetet kompjuterike në më pak se tre orë.

Ky mjet është përdorur edhe gjatë një sulmi ndaj zinxhirit të furnizimit të kompanisë ConnectWise në tetor, ku u ekspozuan mjedise të Microsoft 365 dhe u regjistruan përpjekje për hyrje të paautorizuar në më shumë se 2,250 sisteme klientësh.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me një seri ndërprerjesh teknologjike.

Gjatë së martës, probleme u raportuan edhe në shërbimet e Apple, duke përfshirë Apple Music, AppleCare, disa shërbime të iCloud dhe App Store. Ndërprerje të përkohshme u raportuan gjithashtu në sistemet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA).

Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë zhvilluar përgatitjet për testimin kombëtar të Sistemit të Alarmit të Emergjencave, të planifikuar për 17 nëntor, në orën 14:20 sipas kohës lindore të SHBA-së.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka sqaruar se bëhet fjalë për një test rutinë dhe jo për një emergjencë reale.

Megjithatë, autoritetet amerikane theksojnë se nuk ka prova që ndërprerjet e fundit teknologjike të jenë shkaktuar nga sulme kibernetike apo të kenë lidhje me paralajmërimin e FBI-së. Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, ia atribuoi problemet kryesisht sistemeve të vjetruara dhe përditësimeve teknologjike./dritare.net