Përfundon vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, niset drejt Hagës
Dritare.net

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar pasditen e kësaj të mërkure vizitën e tij në Kosovë, ku kishte mbërritur për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes.
Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi pranë familjes, Krasniqi është larguar nga banesa e tij në lagjen Velania të Prishtinës, rreth orës 17:00, nën shoqërimin e forcave të EULEX-it, për t’u rikthyer në Hagë.
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës ishin mbledhur pranë banesës së tij. Në momentin e largimit, ata kanë brohoritur “UÇK, UÇK”.
Vizita ishte autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat konfirmuan se leja ishte dhënë për arsye të forta humanitare.
Kjo ishte hera e dytë që Krasniqi kthehej përkohësisht në Kosovë që prej arrestimit dhe transferimit të tij në Hagë. Herën e parë, ai ishte lejuar të vizitonte vendlindjen pas vdekjes së vëllait.
Jakup Krasniqi, një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dënuar në shkallë të parë me 25 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.
Përfundon vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, ish-kryetari i Kuvendit niset drejt Hagës
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar pasditen e kësaj të mërkure vizitën e tij në Kosovë, ku kishte mbërritur për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes.
Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi pranë familjes, Krasniqi është larguar nga banesa e tij në lagjen Velania të Prishtinës, rreth orës 17:00, nën shoqërimin e forcave të EULEX-it, për t’u rikthyer në Hagë.
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës ishin mbledhur pranë banesës së tij. Në momentin e largimit, ata kanë brohoritur “UÇK, UÇK”.
Vizita ishte autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat konfirmuan se leja ishte dhënë për arsye të forta humanitare.
Kjo ishte hera e dytë që Krasniqi kthehej përkohësisht në Kosovë që prej arrestimit dhe transferimit të tij në Hagë. Herën e parë, ai ishte lejuar të vizitonte vendlindjen pas vdekjes së vëllait.
Jakup Krasniqi, një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dënuar në shkallë të parë me 25 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë./dritare.net