Kallëzim në SPAK për bashkëshortin e Elisa Spiropalit
Dritare.net

Një kallëzim penal, i shoqëruar me dokumentacion nga Drejtoria e Tatimeve, është depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në lidhje me bizneset e familjarëve të ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat, në qendër të kallëzimit është Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit, si dhe familjarë të tij, për shkak të aktivitetit të bizneseve që zotërojnë.
Mësohet se kallëzimi ka kaluar fazën e shqyrtimit paraprak dhe është regjistruar një procedim penal për veprat e dyshuara të evazionit fiskal dhe fshehjes së pasurisë.
Deri më tani, SPAK nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar lidhur me çështjen dhe nuk është konfirmuar nëse hetimet përfshijnë edhe rolin e Elisa Spiropalit.
Zhvillimi vjen në një kohë kur ish-kryetarja e Kuvendit është përjashtuar së fundmi nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste.
Spiropali ka pretenduar më herët se është kërcënuar nga zyrtarë të administratës shtetërore, të cilët, sipas saj, kanë ushtruar presion përmes kontrolleve në bizneset e familjes.
Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse këto pretendime kanë lidhje me kallëzimin e depozituar në SPAK./dritare.net