Veliaj i dërgon letër Belinda Ballukut nga qelia!
Dritare.net

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka drejtuar një letër publike ish-zv.kryeministres Belinda Ballukut, të cilën e cilëson si ‘Drejtoreshë të Qarkut Fier’ (duke qenë se është drejtuese politike e PS për qarkun Fier), duke i kërkuar miratimin e ndërhyrjes kirurgjikale në Tiranë, pranë mjekut të tij dhe familjes.
Në letrën e bërë publike, Veliaj pretendon se prej një muaji që po vuan izolimin në paraburgimin e Fierit, ndodhet me një këmbë të thyer dhe ka nevojë urgjente për operacion.
Ai thotë se kërkesat e tij të përsëritura drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, nuk kanë marrë përgjigje.
Letra publike e Veliajt për Ballukun:
Znj. Balluku - Dr. e Qarkut Fier,
Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion - kjo të paktën nuk është “sekret”.
Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.
Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.
Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.
Socialisti “me duar të lidhura”.
Erion Veliaj
