Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jep dorëheqjen kreu i AKEP-it, Gentian Sala!

Jep dorëheqjen kreu i AKEP-it, Gentian Sala!


Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë të cilën e mbante që prej shkurtit të vitit 2025. Mësohet se dorëheqja është paraqitur pak kohë më parë dhe i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, ku është zyrtarizuar largimi i tij. Pas këtij zhvillimi, kanë nisur procedurat për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit.

Largimi i Salës vjen disa javë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama drejtuar titullarëve të institucioneve të pavarura për të dhënë dorëheqjen.

Megjithatë, arsyet konkrete të vendimit të tij mbeten ende të paqarta. Në media janë ngritur dyshime se largimi mund të lidhet edhe me zhvillimet e fundit në hetimet e drejtësisë, konkretisht me dosjen ku përmenden biznesmeni Ergys Agasi dhe ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni./dritare.net