Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe kërkon përjashtimin e cigareve elektronike nga akciza: Po i përdorin edhe fëmijët në shkolla! Komisioni e pranon

Braçe kërkon përjashtimin e cigareve elektronike nga akciza: Po

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar me 8 vota pro propozimin e deputetit socialist Erion Braçe për të hequr cigaret elektronike dhe qeskat me nikotinë nga lista e produkteve që do t’i nënshtrohen akcizës.

Gjatë diskutimit, Braçe argumentoi se këto produkte janë të ndaluara me ligj në Shqipëri dhe, për këtë arsye, nuk duhet të përfshihen në skemën e akcizës.

Deputeti ngriti gjithashtu shqetësimin për tregtimin dhe përdorimin e tyre nga të miturit, duke akuzuar kompanitë se po ushtrojnë ndikim mbi institucionet për të mos zbatuar ligjin.

“Fuqia e këtyre grupeve është e paimagjinueshme, sa detyron institucionet të mos respektojnë ligjin. Këtë duhan po e përdorin edhe fëmijët në shkolla, se nuk i kontrollon dot zysha në shkollë”, u shpreh Braçe.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri kundër duhanit, i cili parashikon kufizime edhe për cigaret elektronike dhe qeskat me nikotinë, përfshirë ndalimin e shitjes online dhe kufizimin e reklamimit./L.F-dritare.net