Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri!

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme, në orën 08:00, ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në godinën e Kryeministrisë.

Burime bëjnë me dije se në fokus të takimit kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, ku janë diskutuar edhe hapër për organizimin elektoral të socialistëve.

Prioritet e PS-së mbetet intensifikimi i punës organizative për zgjedhjet lokale dhe forcimi i komunikimit me qytetarët.

Ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve do të kenë një rol të rëndësishëm në periudhën para zgjedhjeve lokale, konkretisht në përcaktimin e prioriteteve dhe angazhimin e strukturave.