Britania dhe BE marrëveshje të re, Von der Leyen: Bota po ndryshon, të jemi bashkë
Dritare.net

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re bashkëpunimi, e cila përfshin lëvizjen e të rinjve, eksportet ushqimore, reduktimin e emetimeve të karbonit dhe çështjet e migracionit.
Marrëveshja synon të afrojë më tej marrëdhëniet mes Londrës dhe Brukselit, duke lehtësuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në disa sektorë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se bota po ndryshon me shpejtësi, duke e bërë partneritetin më të fortë mes BE-së dhe Britanisë edhe më të rëndësishëm. Ajo theksoi se të dyja palët kanë interes në suksesin e njëra-tjetrës dhe përgjegjësinë për ta kthyer këtë afërsi në forcë të përbashkët dhe prosperitet.
Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, deklaroi se BE-ja mbetet e hapur për një marrëdhënie sa më të afërt me Britaninë, ndërsa kryeministri Andy Burnham e cilësoi marrëveshjen si përfitim për të dyja palët.
Një nga çështjet që mbetet për t'u zgjidhur është ajo e tarifave universitare për studentët evropianë, për të cilën Britanisë i është lënë një afat gjashtëmujor për të arritur dakordësi ose për të negociuar një alternativë./L.F-dritare.net