Na ndiqni edhe në

Sport

Skiatorja Lara Colturi bën historinë në Austri! Fitorja e parë për Shqipërinë në Kupën e Botës

Skiatorja Lara Colturi bën historinë në Austri! Fitorja e


21 nëntori 2026 shënon një moment historik për sportin shqiptar. Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, ka arritur fitoren e parë në karrierë në një garë të Kupës së Botës në ski alpine, duke triumfuar në disiplinën e slalomit në Gurgl të Austrisë.

Colturi zhvilloi një garë të shkëlqyer, duke e mbyllur lëshimin e parë në vendin e dytë, vetëm 24 të qindtat e sekondës pas suedezes Anna Larsson.

Në lëshimin e dytë, skiatorja kuqezi arriti të rikuperonte diferencën, duke regjistruar kohën e përgjithshme 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat, rezultat që i siguroi vendin e parë.

Në vendin e dytë u rendit Sara Hector, vetëm 27 të qindtat pas Colturit, ndërsa podiumi u plotësua nga Anna Larsson, me një diferencë prej 30 të qindtash nga fituesja.

Por suksesi i Colturit nuk përfundon këtu. Me këtë triumf, skiatorja që garon për Shqipërinë merr për herë të parë kryesimin e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës.

Pas tri garave të para të sezonit, dy në slalom dhe një në slalomin gjigand, Colturi ka grumbulluar 260 pikë, duke lënë pas gjermanen Emma Aicher me 192 pikë dhe suedezen Sara Hector me 150 pikë.

Kjo fitore përbën një arritje të jashtëzakonshme për Lara Colturin dhe një moment historik për Shqipërinë, e cila ngjitet në krye të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës në ski alpine./dritare.net