Agron Llakaj flet për rikthimin në “Portokalli” dhe largimin e Salsano Rrapit
Dritare.net

Rikthimi i Agron Llakajt në “Portokalli” ishte edhe një dëshirë e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës. Aktori dhe moderatori ka folur për herë të parë për këtë kapitull të ri, duke treguar emocionin që e shoqëron rikthimin në spektaklin ku ka lënë gjurmë për vite me radhë. I ftuar në “Goca dhe Gra”, Llakaj sqaroi gjithashtu edhe largimin e Salsano Rrapit, duke mohuar se ka pasur gisht në këtë vendim dhe duke zbuluar se kishte dashur ta ndante premierën e parë pikërisht me të.
“Kostandina e donte rikthimin tim në Portokalli.
E kam filluar këtë betejë me trupën që kam gjetur. Të vetmin aktor që kam marrë nga ata të mitë, ishte Albano Bogdo.
Unë ndaj sytë, shpirtin, zemrën me ta. Unë jam drejtori, regjisori, aktori, kolegu i tyre. Në këto momente, jemi si ai lumi që kemi dalë dhe po shkojmë të drejt shtratit të lumit. Prandaj kam thënë
Gjëja e parë që kam bërë ishte përshëndetja, respekti dhe mirënjohja për këdo që ka vendosur një tullë në Portokalli. Salsano Rapin, unë nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Këtu kur erdha, unë erdha me këto atribute. Drejtori i Portokallisë. Kur ika unë, nuk më erdhi keq kur zuri vendin tim.
Nuk e kam larguar. Kam ndjerë heshtjen nga ana e tij. Çdo talenti unë i kam dhënë një dorë që të ketë një mundësi. Doni të thoni që Salsano Rrapin e mora unë në Portokalli? Unë e mora. Doja që këtë premierën e parë unë ta ndaja me Salsanon. Ai është aktor plot talent. Të vazhdonte rolet e tij. Nuk jam i zhgënjyer. Nuk kam kohë të respektoj zhgënjimin.
Dritan Hoxha Thoshte Portokallia është një tren i fuqishëm. Ecën, ndalon, zbresin. Por treni vrapon dhe unë vrapoj me trenin. Kush do të vrapojë me mua, është i mirëpritur. Portokallia është vendi i talenteve dhe i atyre të merituarve.
Kiara në moshë është vajza ime. Kiara në reagimin e parë që ka qenë me mua, di të them që ka një notë pozitive nga unë”, tha Llakaj./dritare.net