Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Jurgen Lika, modeli shqiptar që sfiloi në New York Fashion Week 2026!

Një tjetër model shqiptar u bë pjesë e ngjarjeve të New York Fashion Week 2026. Jurgen Lika sfiloi në “Opulence Four”, shfaqjen e organizuar më 12 shtator nga 7th S Productions, në St. Bart’s, në Park Avenue të New Yorkut.

Në pasarelën e sezonit Pranverë–Verë 2027 u prezantuan krijimet e stilistit Simoun Andres dhe të markës IDDA Collections, të shoqëruara nga çantat dhe aksesorët e Ann Manuel Bags. Jurgen Lika ishte një prej modeleve të përzgjedhura për të sjellë koleksionet në pasarelë.

Pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin që modeli shqiptar po ndërton në Amerikë. Jurgeni, i diplomuar për Mjekësi Veterinare, ka zgjedhur të ndjekë paralelisht edhe ëndrrën e tij në botën e modelingut.

Kalimi nga profesioni i veterinerit te pasarelat e New Yorkut nuk ka qenë i menjëhershëm. Ai ka marrë pjesë në audicione dhe është përballur me konkurrencën e qindra modeleve, duke kërkuar vendin e tij në një prej tregjeve më të vështira të modës në botë.

“Opulence Four” ishte një nga shfaqjet e pavarura të organizuara në New York gjatë javës së modës. Aktiviteti mblodhi stilistë dhe krijues ndërkombëtarë, duke ndërthurur modën bashkëkohore me elemente të trashëgimisë kulturore.

Me daljen e tij në pasarelën e New Yorkut, Jurgen Lika eshte nje tjeter shqiptar në Fashion Week 2026, krahas Elton Ilirjanit, i cili këtë sezon pati pesë dalje dhe një finale mes ovacionesh./ dritare.net