Na ndiqni edhe në

Moti

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Shqipëria do të vijojë të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, 22 nëntor, me vranësira, reshje shiu dhe përforcim të erës në disa zona.

Reshjet më të theksuara priten në veri të vendit, ndërsa në zonat qendrore dhe jugore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me shira të herëpashershëm. Gjatë natës, pritet intensifikim i reshjeve në zonat lindore.

Temperaturat do të luhaten nga 1°C në zonat më të ftohta deri në 22°C në zonën e Durrësit. Era jugore pritet të forcohet, duke kaluar 75 km/h, ndërsa në det parashikohet dallgëzim deri në 6 ballë./L.F-dritarenet