Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Asnjë kalë Troje në BE! Marta Kos paralajmëron shtetet aspirante për reforma të thella

Asnjë kalë Troje në BE! Marta Kos paralajmëron shtetet

Komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka bërë thirrje që vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, gjatë një seance plenare në Strasburg.

Sipas saj, nuk ka rrugë të shkurtra në procesin e reformave:

“Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe vendeve të tjera. Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për reformën”, tha Kos.
Komisionerja theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit përmes reformave të qëndrueshme:

“Kjo rrit besueshmërinë. BE-ja duhet gjithashtu të përmbushë angazhimet e saj.”
Në një shprehje të fortë, Kos shtoi:

“Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Natyrisht, nuk mund të ketë rrugë të shkurtra në reforma. Qytetarët tanë europianë e presin këtë nga ne, nga unë dhe nga ekipi im.”
Deklarata e saj u shpërnda edhe në rrjetin social X, duke nënvizuar mesazhin e qartë për vendet që synojnë anëtarësimin në BE./K.C/dritare.net