Na ndiqni edhe në

Bota

Presidenti Trump shpërthen pas vrasjes së senatores: Akt i neveritshëm

Presidenti Trump shpërthen pas vrasjes së senatores: Akt i

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas vrasjes tronditëse të përfaqësueses së Minnesotës, Melissa Hortman, dhe bashkëshortit të saj, Mark. Në një deklaratë të bërë publike nga Shtëpia e Bardhë dhe e shpërndarë edhe në rrjetet sociale, Presidenti Trump e ka quajtur ngjarjen një “akt të neveritshëm dhe të papranueshëm”, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë menjëherë dhe me forcën më të plotë të ligjit.

“Vrasja e një përfaqësuese të zgjedhur dhe e bashkëshortit të saj është një sulm i hapur ndaj vlerave tona demokratike. Një akt çnjerëzor që duhet dënuar ashpër. Familjes Hortman dhe të gjithë atyre të prekur nga kjo tragjedi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Nuk do të pushojmë derisa autorët të dalin para drejtësisë,” – është shprehur Presidenti Trump.

Reagimi i kreut të shtetit amerikan vjen në një moment kritik për sigurinë e zyrtarëve publikë, ndërsa hetimet paraprake flasin për një sulm të dyshuar me motive politike.

Ngjarja ka shkaktuar një valë reagimesh në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet lokale dhe federale po punojnë intensivisht për të identifikuar autorin dhe zbuluar prapaskenat e sulmit të rëndë./K.C/dritare.net