Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si e sheh një amerikan Ali Pashë Tepelenën? Dokumentari i Arthur Holcombe në DritareTV

Si e sheh një amerikan Ali Pashë Tepelenën? Dokumentari i Arthur

DritareTV solli sot një dokumentar që tregon historinë e Ali Pashë Tepelenës, një prej figurave më të fuqishme dhe më komplekse të Ballkanit osman. Pa e paraqitur as si hero, as si tiran, filmi tregon rolin e tij në dobësimin e autoritetit osman, ndikimin në shpërthimin e Pavarësisë Greke dhe gjurmën që la në zgjimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Autori është Arthur Holcombe, sipërmarrës amerikan në teknologji, bashkëthemelues i disa kompanive të suksesshme, mes tyre Coremetrics, e cila u ble nga IBM. I diplomuar në Georgetown University, School of Foreign Service, Holcombe jeton sot me familjen në Tiranë dhe shkruan për historinë, kulturën dhe peizazhet e Shqipërisë. Dritare TV e sjell këtë dokumentar sepse historia e Shqipërisë meriton të tregohet me sy të hapur, me burime, kontekst dhe pa paragjykime. Si një platformë që prej vitesh promovon historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar, DritareTV hap sot një dritare ndërkombëtare mbi një figurë që lidhi fatin e shqiptarëve, grekëve dhe gjithë Ballkanit./dritare.net