Na ndiqni edhe në

Moti

Temperaturat e larta rrisin rrezikun e zjarreve, IGJEO paralajmëron disa qarqe

Temperaturat e larta rrisin rrezikun e zjarreve, IGJEO paralajmëron disa

Muaji maj po mbyllet me temperatura të larta që kanë përfshirë të gjithë vendin, ndërsa Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) paralajmëron për rrezik të shtuar zjarresh në disa qarqe të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, IGJEO bën të ditur se gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme pritet nivel rreziku “i moderuar” për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier.

Ndërkohë, në qarqet Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Berat parashikohet nivel rreziku “i ulët”, ndërsa në pjesën tjetër të vendit nuk pritet rrezik për zjarre.

Sipas institutit, në disa zona të lokalizuara të qarqeve Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Berat rreziku mund të jetë më i lartë, veçanërisht gjatë ditës së premte.

Sa i përket kushteve atmosferike, IGJEO njofton se sot pasdite priten reshje të dobëta lokale, ndërsa nesër nuk parashikohen reshje në të gjithë territorin.

Temperaturat për ditën e nesërme pritet të arrijnë deri në 32°C në bregdet, 33°C në zonat e ulëta dhe 24°C në zonat malore./K.C/dritare.net