Na ndiqni edhe në

Sport

Pas 70 vitesh histori, "Topi i Artë” nuk do të organizohet më në Paris

Pas 70 vitesh histori, "Topi i Artë” nuk do të organizohet

Ceremonia prestigjioze e “Topit të Artë” do të mbahet këtë vit për herë të parë në Londër, në kuadër të 70-vjetorit të krijimit të çmimit më të rëndësishëm individual në futbollin botëror.

Organizatorët kanë vendosur që edicioni jubilar të zhvillohet në kryeqytetin britanik, duke shënuar një moment historik për eventin që prej dekadash vlerëson futbollistët më të mirë të planetit.

“Topi i Artë”, i krijuar në vitin 1956 nga revista franceze France Football, konsiderohet si trofeu më prestigjioz individual në futboll dhe çdo vit mbledh yjet më të mëdhenj të sportit.

Edicioni i këtij viti pritet të sjellë një ceremoni speciale me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të futbollit botëror, ndërsa vëmendja do të jetë te gara për fituesin e trofeut të shumëlakmuar./K.C/dritare.net