
Thashethemet për një krizë të mundshme në marrëdhënien mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit po qarkullojnë gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale.
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5” kanë ngritur dyshime për një ndarje, pasi së fundmi kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram-i dhe kanë fshirë të gjitha fotot dhe postimet që kishin së bashku.
Lidhur me këto aludime ka reaguar edhe moderatori i Top Channel, Ed Manushi. I ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ai tregoi se kishte pyetur personalisht Mateon për lajmet që po qarkullojnë, por ky i fundit kishte zgjedhur të mos komentonte.
“Do të përgjigjem siç m'u përgjigj Mateo kur e pyeta dje. Tha: "Flasim për punë, jo për gjëra si këto." Flasim për punë, për biznes”, u shpreh Manushi.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, moderatori kishte publikuar edhe një foto me çiftin, ndërsa deri tani as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë një reagim publik për raportin e tyre./K.C/dritare.net