
Ilaçi që të gjithë e kemi në shtëpi, por mund të dëmtojë trurin
Dritare.net
Nëse je ndër një në tre të rritur që vuan nga alergjitë sezonale, një në dhjetë që lufton me pagjumësinë, apo pjesë e miliona njerëzve që përballen me të ftohtin apo kollën, është e mundur që ke ilaçe me diphenhydramine në raftin tënd të barnave. Por mjekët prej vitesh paralajmërojnë për rreziqet që vijnë nga përdorimi i tepërt i tij.
Çfarë është diphenhydramine?
Është përbërësi aktiv në shumë ilaçe pa recetë. Fillimisht u miratua për trajtimin e alergjive, por përdoret edhe për lëkundje gjatë udhëtimit, ankth, të ftohtë, nauze, pagjumësi dhe madje për sëmundjen e Parkinsonit.
Është një antihistaminik i gjeneratës së parë që vepron edhe në tru, duke shkaktuar përgjumje, prandaj përdoret për gjumë apo kollë. Por ndërkohë bllokon edhe neurotransmetuesin acetilkolinë, që është i rëndësishëm për kujtesën, vëmendjen dhe lëvizjet muskulore.
Efektet anësore të zakonshme përfshijnë:
Përgjumje
Konfuzion
Goje e thatë
Kapsllëk
Vështirësi në urinim
Rritje në oreks e peshë
Marramendje dhe ndonjëherë aritmi të zemrës
Çfarë shqetëson më shumë shkencëtarët?
Dobësim i funksioneve njohëse, sidomos te të rinjtë dhe të moshuarit
Rritje e rrezikut për demencë: Një studim i vitit 2015 tregoi 54% më shumë gjasa për demencë tek ata që e përdornin çdo ditë për tre vjet, krahasuar me ata që e përdornin për më pak se tre muaj
Efektet zgjasin më shumë te të moshuarit, deri në 18 orë, duke ndikuar në përqendrim dhe rritur rrezikun për aksidente.
Rreziqet nga mbidoza
Konsumi i tepërt brenda 24–48 orëve mund të çojë në helmim, me simptoma si:
Kriza epileptike
Rrahje të shpejta të zemrës
Halucinacione
Mungesë koordinimi
Edhe koma apo vdekje në raste ekstreme
Studimet tregojnë se vetëm 1 gram i marrë mund të jetë vdekjeprurës për disa persona, veçanërisht për fëmijët apo të moshuarit.
Pse përdoret kaq shumë?
Sepse është shumë i përhapur në ilaçet kundër të ftohtit, alergjisë, gjumit, etj., ndaj shumë njerëz e marrin pa e kuptuar se po e tejkalojnë dozën e rekomanduar.
Ka alternativa më të sigurta
Ekspertët thonë se nuk rekomandohet më si zgjidhje e parë. Antihistaminikët e brezit të dytë si:Loratadine (Claritin), Cetirizine (Zyrtec), Fexofenadine (Allegra) janë më të sigurt, nuk kalojnë në tru dhe kanë më pak efekte anësore.
Diphenhydramine ka qenë i besuar për dekada, por rreziqet e tij, veçanërisht për trurin dhe zemrës, duhet të na nxisin ta përdorim me kujdes ose ta zëvendësojmë me alternativa më të sigurta. Në shumë raste, nuk duhet të përdoret fare pa këshillën e mjekut./K.C/dritare.net

















