Na ndiqni edhe në

Bota

Sulmi mbi Tel Aviv, lideri suprem i Iranit: S'do të kemi mëshirë ndaj sionistëve

Sulmi mbi Tel Aviv, lideri suprem i Iranit: S'do të kemi

Pas sulmit me raketa balistike nga Irani drejt Izraelit në orët e vona të 13 qershorit, liderët e të dy vendeve kanë dhënë deklarata të ashpra që thellojnë më tej krizën në Lindjen e Mesme.


Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, konfirmoi se sulmi ndaj Izraelit ishte një “përgjigje legjitime dhe e vonuar” ndaj asaj që ai e quajti “agresioni brutal izraelit mbi tokën iraniane”.

“Regjimi sionist bëri një gabim fatal. Ky ishte vetëm fillimi. Nëse vijojnë agresionin, do të marrin goditje edhe më të rënda, nga të gjitha drejtimet,” deklaroi Khamenei në një mesazh televiziv drejtuar popullit iranian.


“Ne nuk kërkojmë luftë, por as nuk do të tolerojmë më arrogancën izraelite. Mbrojtja e sovranitetit dhe nderit të kombit iranian është e panegociueshme.”

Khamenei gjithashtu përmendi se “forcat e rezistencës në rajon janë gati të veprojnë”, duke lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së aktorëve të tjerë si Hezbollahu dhe milicitë pro-iraniane në Irak e Siri.

Përplasja e fortë mes dy liderëve shënon një pikë kthese të rrezikshme në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për përmbajtje dhe shmangie të një lufte të re në rajon./K.c/dritare.net