Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilr Vrenozi nuk e voton Berishën: Ku është gara? Më mirë mos të bëheshin votimet

Ilr Vrenozi nuk e voton Berishën: Ku është gara? Më

Ilir Vrenozi ka reaguar ndaj procesit të brendshëm në Partinë Demokratike, duke kritikuar mënyrën se si po zhvillohet votimi për Sali Berishën, të cilin PD e ka prezantuar si “garë”, ndonëse në të nuk ka kandidatë të tjerë. Vrenozi shprehet se nuk ka marrë pjesë në votim, duke argumentuar se, sipas tij, mungesa e garës e bën procesin jodemokratik dhe të papranueshëm për të. Ai thotë se një proces i tillë është “ulje për çdo të djathtë” që merr pjesë, duke shtuar se do të ishte më e ndershme që zgjedhjet të mos zhvilloheshin fare, sesa të paraqiten si garë kur, sipas tij, nuk ka alternativë reale.

“Mirmëngjes o bir, shëndetin të kemi ne që s’kemi lekë, themi që hajde shëndeti, se lekët shkojnë e vijnë. Unë jam i djathtë, mos thuaj demokrat, se demokrat mund të bëhet edhe një socialist, se i djathtë lind edhe kur lind ke disa parime. Ti sot mund ta thuash me shaka që ‘Vrenoz pse nuk je aty edhe pse nuk votove’, por Vrenozi është i djathtë edhe nuk e do komunizmin dhe kur nuk ka garë, Vrenozi nuk voton.

Kur votova Lulin ishin 4-5 veta. Edhe tani mos kërko nga Vrenozi të votojë kur në listë është vetëm një emër, të lutem, se më ofendon. Unë doktorin e kam xhan, kam 35 vite që e ndjek, por unë për të respektuar gjakun tim, njerëzit e nënës që kanë vdekur në biruca, për gjakun e tyre i respektoj, nuk dua të kthehet, në thonjëza, komunizmi, se më duket se do bie faj po vajta aty. Për mua më mirë mos të bëheshin votimet, sesa të quhen votime këto.

Unë jam tjetër markë, unë anoj nga e djathta edhe unë s’e shpërdoroj votën. Unë kë të votoj, doktorin Saliun apo Berishën? Unë e dua doktorin. Ne themi nuk ka tjetër, sa thua nuk ka tjetër nuk ka parti. Unë s’dua të flas more, edhe deputetë më thonë që e ka pronë private more. Unë pse ta mbyll veten që të shkoj të votoj? Unë e quaj ulje për çdo njeri të djathtë që të vejë të votojë sot. Ne duam garë, por ku është gara more biri i nënës? Unë mendoj se ky votim i sotëm vulos Ramën në 2027 edhe 2029, absolutisht. Nuk mjafton të vish në pushtet.

Unë e kam thënë që në 2023 nuk vijmë dot në pushtet. Unë kur të mbyllet në orën 18:00 do trishtohem, se nuk ka lidhje me demokracinë e të djathtës këto zgjedhje. Unë kam bërë një status që më mirë mos të bëhen fare zgjedhjet, do ishte më e ndershme. Edi Rama po fiton çdo zgjedhje, ne nuk dimë ku kemi kokën. Vetëm një shans ka Berisha për mua, në 30 maj ku është Kuvendi Kombëtar, ta pastrojë edhe ta qelizojë të gjithë kryesinë, edhe aty nuk duhet të ketë humbës. Hiqi të vijnë të rinj, këta e kanë postin privat more vëlla, unë s’e marr vesh”, shkruan Vrenozi./K.C/dritare.net