Na ndiqni edhe në

Shëndet

Alarm në Evropë! Gonorrea dhe sifilizi në nivele rekord

Alarm në Evropë! Gonorrea dhe sifilizi në nivele rekord
Rastet e infeksioneve seksualisht të transmetueshme si gonorrea dhe sifilizi kanë arritur nivele rekord në Evropë, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Sipas raportit, në vitin 2024 janë regjistruar mbi 106 mijë raste me gonorre, duke shënuar një rritje prej 303% krahasuar me vitin 2015, ndërsa rastet e sifilizit kanë kaluar mbi 45 mijë, më shumë se dyfish në të njëjtën periudhë.

Autoritetet shëndetësore evropiane paralajmërojnë se kjo rritje lidhet edhe me boshllëqe në testim dhe parandalim, duke kërkuar masa urgjente për frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Ekspertët theksojnë se këto sëmundje mund të shkaktojnë komplikacione serioze, përfshirë dhimbje kronike, infertilitet, si dhe dëmtime të zemrës apo sistemit nervor në rastin e sifilizit. Po ashtu, janë raportuar edhe raste të sifilizit kongjenital, ku infeksioni transmetohet nga nëna te foshnja.

Sipas ECDC-së, më të prekurit janë burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, ndërsa rritje e ndjeshme është vërejtur edhe te gratë heteroseksuale në moshë riprodhuese.

Në raport theksohet gjithashtu se Spanja ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara në Evropë, ndërsa chlamydia mbetet infeksioni bakterial më i përhapur, edhe pse ka shënuar rënie.

Ekspertët apelojnë për përdorim të prezervativëve, testim të rregullt dhe rritje të fushatave ndërgjegjësuese për të frenuar përhapjen e mëtejshme të këtyre infeksioneve./K.C/dritare.net