Ambasadorët e BE-së japin dritën jeshile për EUCP
E Premte 22 Maj 2026, 16:04
Dritare.net

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar draftin e përkohshëm të Pozicionit të Përbashkët të BE-së (EUCP), ndërsa është konfirmuar edhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare (IGC) me Shqipërinë të martën e ardhshme, më 26 maj, në orën 19:00.
Lajmi konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa pritet që gjatë ditëve në vijim të publikohen edhe detaje të tjera në faqen zyrtare të Këshillit të BE-së.
Konferenca Ndërqeveritare pritet të fokusohet në vijimin e hapjes së kapitujve të negociatave dhe avancimin e reformave të kërkuara nga Brukseli./K.C/dritare.net