Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqiptaria është me Shkupin! Thirret protestë në Tiranë më 26 maj

Shqiptaria është me Shkupin! Thirret protestë në Tiranë

Një thirrje për solidaritet mbarëshqiptar po qarkullon nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, ku të rinjtë dhe studentët kanë paralajmëruar një marshim proteste në kryeqytet më 26 maj, në orën 17:00, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Me mesazhin “Shqiptaria është me Shkupin”, organizatorët synojnë të shprehin mbështetje për studentët shqiptarë në RMV, të cilët prej kohësh po zhvillojnë protesta masive për të drejtën e tyre për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.

Studentët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektimin e të drejtave kushtetuese dhe përdorimin e gjuhës shqipe në procesin akademik, ndërsa protestat e tyre janë shtrirë në disa qytete dhe sheshe.

Ndërkohë, nga Tirana pritet që marshimi i 26 majit të jetë një manifestim solidariteti, duke e kthyer çështjen në një kauzë më të gjerë kombëtare.

Nga ana tjetër, në Shkup, studentët shqiptarë vijojnë protestat e tyre, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre, pavarësisht presioneve politike dhe institucionale që, sipas tyre, po ushtrohen ndaj lëvizjes së tyre./K.C/dritare.net