Toni Gogu: Amnistia penale do të miratohet brenda korrikut, u shty për shkak të procesit të integrimit në BE
Dritare.net

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se garantimi i të drejtave të njeriut në sistemin e drejtësisë, rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi dhe eficenca e institucioneve janë kushte themelore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Në një dalje për mediat, Gogu u shpreh se ka sinjale pozitive për uljen e numrit të dosjeve të prapambetura në gjykata, duke theksuar se sistemi po shkon drejt përmirësimit gradual të performancës. Ministri foli edhe për çështjen e amnistisë penale, duke garantuar se ajo do të realizohet, pavarësisht shtyrjes së miratimit të saj. Sipas tij, vonesa ka ardhur për shkak të fokusit të institucioneve te procesi i negociatave me Bashkimi Evropian.
“137 mijë e 101 çështje që Ministria e Drejtësisë ka si statistikë. po vërehet një trend zbritës. Kemi një model suksesi që është Gjykata e Lartë që ka bërë një zbritje të lavdërueshme, në 5 vite 60%. Qasja atje ka qenë e gjithanshme, me njerëz më shumë e ndryshime ligjore. Mezi po presim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që me udhërrëfyesit e tyre të mund të bëjmë pjesën tonë. Po ulen vakancat, numri i këshilltarëve ligjorë po rritet në të gjitha nivelet e gjykatave. Dhe hapësirat janë shtuara. Të shohim pasi kjo hartë që ne kemi sot të ketë në dispozicion të gjithë elementët, numrin e gjyqtarëve, numrin e sallave, sistemin e menaxhimit të proceseve gjyqësore e kështu me radhe. Amnistia është në parlament. Pasi të kemi marrë vlerësimin për ‘Themeloret’, do të fillojmë të merremi me amnistinë, me vëmendjen që i takon. Në ditët në vijim, besoj që do të fillojë diskutimi në parlament. Prioritetet janë hetimi financiar i grupeve të strukturuara teksa vazhdon procesi penal. Ndërkohë që një prioritet tjetër është mbrojtja e gazetarëve, në lidhje me paditë SLAPP, nga ana tjetër edhe siguria rrugore”, tha Gogu./K.C/dritare.net