14-vjeçarja zhduket pas konfliktit në shkollë, familjarët kërkojnë ndihmë
Dritare.net

Një vajzë 14-vjeçare nga Vlora është raportuar e zhdukur pas largimit nga shkolla, pas një konflikti të ndodhur me një mësues lidhur me një notë.
Sipas familjarëve, e mitura nuk është kthyer në shtëpi pas mësimit dhe prej më shumë se 9 orësh nuk ka pasur asnjë kontakt me të, duke shkaktuar shqetësim të madh te familja.
Babai i vajzës ka bërë kallëzim në polici, ndërsa dyshohet se ajo mund të jetë nisur drejt Tiranë me furgonat e linjës.
Në njoftimin e familjes thuhet se vajza, e identifikuar si Kaltra Llanaj, ka qenë në gjendje të rënduar emocionale pas konfliktit në shkollë dhe që nga ai moment nuk është kthyer në banesë.
Autoritetet po punojnë për gjetjen e saj, ndërsa familjarët i bëjnë thirrje publikut që kushdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë./K.C/dritare.net