Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vëllai vret vëllanë në Kavajë!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Kavajën, ku një 76-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë vëllanë e tij 74-vjeçar.

Sipas policisë, rreth orës 20:30, Muhamet Rreshka dhe Eqerem Rreshka kanë qenë në një arë, duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur mes tyre dyshohet se ka nisur një debat. Gjatë konfliktit, 76-vjeçari dyshohet se e ka goditur me thikë vëllanë e tij.

I plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Autori i dyshuar është shoqëruar në polici, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë krim brenda familjes./K.C/dritare.net