Nga Haki Morina
E keqja është se shumë shqiptarë ja kanë mbushë mendjen vetes që janë politikanë të aftë.
Nga vjen kjo?
Kjo vjen thjeshtë nga injoranca dhe padituria e madhe, e trashëgur nga shekujtë nën sundim. Ka edhe njerëz që nuk janë injorantë, apo të paditur, por janë naivë. Janë njerëz që ju besojnë lehtë atyre që kanë fjalë të mëdha. Me këta duhet të sjellësh me kujdes dhe me durim.
Sa më i padijshëm që të jetë njeriu, aq më shumë mendon që di.
Këtë e ka kuptuar me kohë Albin Kurti, prandaj di të manipuloj me ndjenjat patriotike të njerëzve. Ai e di që një ditë do të demaskohet kjo lloj politike, por aq i bënë, sepse derisa ta kuptojnë njerëzit, mashtrimi realizohet dhe qëllimi arrihet.
Prandaj njerëzit e ndershëm, që e kuptojnë gjithë këtë dimension të mashtrimit, duhet të jenë më të guximshën kundër këtyre veprimeve antikombëtare. Duhet të jenë më të angazhur, sepse pasojat e mosveprimit të sotëm do ti vujnë brezat e ardhshëm. Heshtja dhe oportunizmi sjellin njëfar rehatie përsonale njerëzve, por kjo gjë nuk do ti bëjë kurr emra që do të krenohen në të ardhmen fëmijët e tyre. Nuk do të krenohet askush me ta, sepse nuk lënë asnjë gjurmë në jetë, nuk japin nga vetja asnjë gjë për të tjerët. Dhe ti, kur gjatë tërë jetës ke bërë vetëm për veten, një ditë, do të zhdukesh me të gjitha ato që i ke bërë.
Janë me qindra njerëz, që dikur kanë qenë me pushtet, kanë qenë emra dhe njerëzit kanë vrapuar pas tyre, por sot të gjithë i shohin në rrugë, por askush nuk ju thotë as "tungjatëjeta".
Mos u bëni si ata.
Të mbrosh sot Qeverinë e Edi Ramës do të thotë të rreshtohesh në anën e drejtë të historisë. Edhe pse Edi Rama ka shumë mëkate, e pa mëkate nuk është askush, ai po përpiqet ta fus Shqipërinë në BE. Ai, në mënyrën e vet, po përpiqet ta modernizoj Shqipërinë. Dhe mënyra më e mirë për ta modetnizuar Shqipërinë është investimi në turizëm, të cilën gjë ai po e bënë. Në turizëm, sepse me degë tjera Shqipëria nuk mundet objektivisht të konkuroj me asnjë vend. E kam thënë edhe me 2013, edhe me 2014, edhe me 2015, gati në çdo sezon turistik, që vetem investimi në turizëm mund ti ngjallë degët tjera të ekonomisë shqiptare. Dhe kjo po ndodhë. Dhe pikërisht për këtë arsye, atij ju kanë hedhur në qafë i gjithë llumi i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.
Jo rastësisht në këtë çorbë të madhe, të gjitha agjenturat e huja kanë futur gishtat e tyre.
Unë skam asnjë interes përsonal. Bile unë jam nga të rrallët shqiptarë të Kosovës që ky kryeministër e ka njëfar obligimi moral ndaj meje. Me apo pa arsye, këtë obligim nuk e ka kryer dhe as që e ka ndërmend ta kryej.
Në jetën time asnjëher se kam shikuar veten, prandaj asnjë Qeveri nuk më ka punësuar. Por qëllimi i jetës sime nuk ka qenë dhe nuk është interesi im personal.
Prandaj jam me Edi Ramën. Sepse duke qenë sot me të, jam me Shqipërinë dhe kundër gjithë armiqëve të saj./dritare.net