Na ndiqni edhe në

Bota

Ndahet nga jeta në moshë të re, ylli i Hollivudit

Aktorja amerikane Hayden Panettiere ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, Skip Panettiere, përmes një deklarate, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar.

“Hayden ishte një dritë e jashtëzakonshme dhe një forcë e natyrës, që solli dashuri dhe gëzim të pamasë për të gjithë ata që e njihnin dhe për miliona njerëz që e ndoqën në ekran”, është shprehur babai i saj.

Ai ka kërkuar privatësi për familjen, ndërsa të afërmit përpiqen të përballojnë këtë humbje të papritur.

Hayden Panettiere ishte e njohur veçanërisht për rolet e saj në serialet televizive “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filma si “Raising Helen”.

Lajmi për vdekjen e saj ka shkaktuar reagime të shumta në botën e artit. Aktorja Selma Blair, përmes rrjeteve sociale, i ka kushtuar një mesazh prekës: “Të dua. Mos ik. Të lutem”.

Edhe këngëtarja JoJo e ka cilësuar lajmin si “shkatërrues”, ndërsa sindikata e aktorëve SAG-AFTRA, ku Panettiere ishte anëtare, ka shprehur ngushëllimet për vajzën, familjen, miqtë dhe fansat e saj.

Hayden Panettiere la pas një karrierë të nisur që në fëmijëri dhe të shtrirë në televizion, kinema dhe muzikë./dritare.net