Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

FIFA shkarkon zyrtarin që kritikoi Gianni Infantino-n


FIFA ka shkarkuar shefin e operacioneve Kevin Lamour, më pak se tre javë pasi ai kritikoi publikisht presidentin Gianni Infantino për një plan të braktisur për shitjen e 21% të një kompanie të re te investitorët privatë.

Lamour e kishte cilësuar projektin si “projektin e një personi” dhe kishte deklaruar se administrata e FIFA-s ishte “mashtruar” për këtë nismë.

FIFA konfirmoi se marrëdhënia e punës me Lamour përfundoi më 17 gusht, duke thënë se palët “ranë dakord të ndaheshin”.

Ndërkohë, Infantino po përballet me presion në rritje përpara kandidimit për një mandat të katërt në krye të FIFA-s, pasi UEFA, Concacaf dhe së fundmi edhe Federata Skoceze e Futbollit kanë tërhequr mbështetjen për të./dritare.net