Ambasadori spanjoll viziton Beratin. Nga likoja tradicionale te thesaret e Muzeut Etnografik
Dritare.net
Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një vizitë në Muzeun Etnografik të Beratit, ku u njoh nga afër me koleksionin, arkitekturën karakteristike dhe traditat e jetesës qytetare beratase.
Muzeu është rihapur vetëm pak muaj më parë, pas një ndërhyrjeje të rëndësishme për rikonstruksionin strukturor dhe restaurimin e banesës së shekujve XVIII–XIX, një nga dëshmitë më përfaqësuese të arkitekturës tradicionale të qytetit.
Ambasadori u prit me liko tradicionale dhe pati mundësinë të përjetonte atmosferën autentike të banesës, duke qëndruar në mjediset e dhomave të saj.
Gjatë takimit u vlerësua numri gjithnjë e më i lartë i turistëve spanjollë që vizitojnë Beratin dhe muzetë e tij, ndërsa u shpreh mirënjohja për interesin e tyre ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare. Vizita shërbeu gjithashtu për të diskutuar mundësi dhe hapësira të reja bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe trashëgimisë./dritare.net