Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U arrit marrëveshja për Groenlandën! Ja çfarë përmban!

fd353880-b421-11f1-8a8e-d9778c1036bb.jpg.webp

Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Groenlanda kanë arritur një marrëveshje të re për forcimin e sigurisë në Arktik, pas muajsh tensionesh të shkaktuara nga deklaratat e Donald Trumpit për marrjen e territorit.

Sipas presidentit amerikan, marrëveshja i jep SHBA-së kontroll të përhershëm mbi sigurinë e Groenlandës dhe të drejtën për të zgjeruar praninë ushtarake në ishull. Ajo parashikon gjithashtu që Rusia, Kina dhe vende të tjera kundërshtare të mos vendosin trupa, baza apo të kryejnë investime strategjike pa miratimin e Uashingtonit.

Danimarka dhe Groenlanda theksuan se marrëveshja nuk ndryshon sovranitetin e territorit dhe respekton të drejtën e popullit groenlandez për vetëvendosje. Pra, Groenlanda nuk i kalon SHBA-së dhe mbetet pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.

Dokumenti pritet të nënshkruhet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe më pas duhet të miratohet nga parlamentet përkatëse. Teksti i plotë ende nuk është bërë publik, ndaj nuk dihet saktësisht se sa kompetenca do të ketë SHBA-ja.

Marrëveshja është mirëpritur edhe nga NATO, e cila e konsideron të rëndësishme për sigurinë e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut. Groenlanda ka rëndësi të madhe strategjike për shkak të pozicionit të saj, bazës amerikane Pituffik dhe rezervave të mineraleve të rralla./BBC