Mos gënjeni veten, u dënua UÇK, jo Thaçi apo Veseli!
Dritare.net

Nga Haki Morina
Një organizatë çlirimtare, e drejtuar nga terroristë, nuk mund të quhet çlirimtare. Ata që mundohen ta paraqesin këtë proces gjyqësor thjeshtë si dënim të individëve, e jo të UÇK-së, qëllimin e kanë që ti hedhin pluhur syve të popullit.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, nuk u dënuan si pjestarë pa peshë, por si udhëheqës kryesorë të UÇK-së.
Ambasadori gjerman e di këtë gjë, por bëhet sikur nuk e di. Ai e di shumë mirë që udhëheqësit nazistë u dënuan individualisht. Secili e mori dënimin e vet. Në Partine tyre nuk u dënuan miliona antarë, apo ushtarë nazistë, por vetem disa individë në krye të saj. Askush nuk tha që Procesi gjyqësor kundër drejtuesëve nazistë nuk kishte për qëllim ta gjykonte Partinë Naziste (nacional-socialiste) dhe luftën e saj. Nuk tha, sepse ska organizatë të pastër, me udhëheqës të papastër. Pikë.
Dënimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit nuk u shqiptua për ti dënuar ata, por për ta dënuar lufën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe historinë e saj të lavdishme./dritare.net