Na ndiqni edhe në

Bota

Arrestohet nga FBI babai i Meghan Markle, ja akuzat!

Arrestohet nga FBI babai i Meghan Markle, ja akuzat!

Thomas Markle, babai 82-vjeçar i Dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, është arrestuar nga FBI-ja në Florida të Shteteve të Bashkuara, nën akuzën e posedimit të materialeve që përmbajnë abuzim seksual me fëmijë.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, arrestimi u krye pas kontrolleve të FBI-së në dy njësi magazinimi në zonën e Los Anxhelosit, të cilat Markle i kishte marrë me qira prej afro 20 vitesh. Gjatë kontrolleve, hetuesit sekuestruan materiale të dyshuara, të cilat janë bërë pjesë e hetimit federal.

Markle pritet të dalë përpara gjykatës në Tampa të Floridës, ku do të përballet me akuzën e ngritur ndaj tij.

82-vjeçari i ka mohuar më herët kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si “gënjeshtra të sëmura”.

Ndërkohë, hetime ndaj tij janë zhvilluar edhe në Filipine, pas pretendimeve për zbulimin e materialeve të ngjashme në ish-banesën e tij.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien e ndërprerë mes Thomas Markle dhe vajzës së tij, Meghan, e cila nuk ka kontakte me të atin që prej vitit 2018, kur u martua me princin Harry.

Në një deklaratë të bërë muajin e kaluar, Dukesha e Sussex-it u shpreh thellësisht e tronditur nga akuzat.

“Jam thellësisht e shqetësuar. Mendimet e mia janë me të gjithë fëmijët që mund të jenë dëmtuar”, deklaroi Meghan.

Ajo shtoi se shpresonte që publiku të kuptonte arsyet përse kishte zgjedhur të mbante distancë nga babai i saj dhe të mos lejonte kontaktet e tij me fëmijët e saj, duke theksuar se përparësia e saj kishte qenë mbrojtja e tyre.

Hetimet vijojnë, ndërsa akuzat ndaj Thomas Markle mbeten për t'u shqyrtuar nga drejtësia amerikane./dritare.net