Shteti do të mbulojë deri në 50% të qirasë! Kredi pa interes për banesa, ja kush përfiton në 2027-ën
Dritare.net

Qeveria shqiptare ka parashikuar të nisë në vitin 2027 një program të ri mbështetës për strehimin, që synon të lehtësojë blerjen apo marrjen me qira të një banese për çiftet e reja, profesionistët e rinj dhe familjet në nevojë. Ministrja Delina Ibrahimaj bëri të ditur se programi do të përfshijë kredi me interesa të subvencionuara nga shteti deri në 3%, si dhe apartamente të vogla me kosto më të ulët dhe financim pa interes. Një tjetër masë e rëndësishme është mbulimi nga shteti i deri 50% të qirasë për kategori të caktuara përfituesish, brenda kufijve të përcaktuar. Sipas ministres, thirrjet për aplikime synohet të hapen që në fund të këtij viti.
“Një tjetër politikë shumë e rëndësishme është ajo e strehimit të cilën neve e kemi bërë të ditur dhe më parë. Ne synojmë që nga fundi i këtij viti të shpallim thirrjet me qëllim që të mund të subvencionojmë normat e interesit për familjet e reja, për profesionistët të rinj, për të rinjtë dhe të rejat të cilët kërkojnë një apartament dhe duan të strehohen me një kosto më të ulët. Do të ketë një numër apartamentesh të cilat janë do të jenë me zero interes, apartamente me vlera dhe me sipërfaqe të vogla. Gjithashtu do të ketë një numër kredish të vëna në dispozicion për çiftet e reja, dhe për ata që kanë tashmë një familje në të cilat neve do të subvencionojmë normën e interesit deri në 3%.
Gjithashtu do të fillojmë një program i cili do të subvencionojë qiranë, për qira të cilat kanë një tavan të përcaktuar. Ne do të subvencionojmë gjysmën e qerasë pasi pa diskutim, strehimi është një nga çështjet që më së shumti shqetëson të rinjtë dhe të rejat dhe siç thashë ne kemi ndërtuar një buxhet i cili në 360 gradë suporton familjet, suporton çiftet e reja, suporton rritjen e të ardhurave të në dispozicion të familjeve të reja”, tha ministrja Ibrahimaj./dritare.net