Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi kundërshton akuzat në GJKKO: Nuk ka asnjë provë për fibrën optike!

Kryemadhi kundërshton akuzat në GJKKO: Nuk ka asnjë provë

Monika Kryemadhi ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj saj gjatë seancës së radhës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), duke deklaruar se nuk ekziston asnjë provë që vërteton pretendimet e prokurorisë lidhur me çështjen e fibrës optike. Ish-deputetja kërkoi thirrjen e një sërë dëshmitarësh, mes tyre kryeministrin Edi Rama, ish-ministren e Inovacionit Milena Harito dhe biznesmenin Adrian Shatku, për të sqaruar rrethanat e çështjes së interkonjeksionit. Kryemadhi kundërshtoi gjithashtu ekspertizën financiare për deklarimin e pasurisë, duke pretenduar se në të mungojnë dokumente të rëndësishme. Për këtë arsye, ajo kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së ekspertizës dhe thirrjen e ekspertes për të dhënë shpjegime mbi metodologjinë e përdorur.

“Sot unë pata të gjithë seksionin e interkonjeksionit, ato që vijnë si rezultat i eskpertimit të telefonit, ligjin e minierave dhe pjesën e deklarimit të pasurisë. Kërkova edhe thirrjen e dëshmitarëve që kanë lidhje me Adrian Shatkun, që janë pjesë e procesit për të cilin pretendohet nga organi i akuzës, një kontratë private midis dy kompanive private, të vijnë dhe të tregojnë ata se cili është sepse nga ana e dokumenteve shkresorë nuk ka asnjë dokument dhe asnjë provë, as edhe një mesazh që të vërtetojë atë që pretendon organi i akuzës. Meqë kanë një deduksion, do t’i japim një shpjegim edhe deduksionit dhe shpjegimin e deduksionit dhe e zgjidhin vetëm dy dëshmitarët dhe nga ana tjetër është edhe thirrja e Edi Ramës dhe Ministrisë së Inovacionit që ka qenë atëherë Milena Harito. Ajo thotë të vërtetën se s’ka ç’thotë, janë të gjitha shkresat me vulë e me firmë. Ndërkohë kërkon edhe për ligjin e minierave, Eduard Shalsin i cili ka qenë kryetar i komisionit për veprimtaritë prodhuese, thirrjen e Namik Koplikut, grupit të ministrisë së Industrisë. Sa i përket çështjes së analizës financiare ne kemi konstatuar mungesë dokumentacioni, të thirret ekspertja, cila është procedura dhe metodologjia që ajo ka përdorur, ne e kërkuam pavlefshëmërinë e ekspertizës. Nga ana tjetër ekspertiza financiare e ka të shkruar të zezë mbi të bardhë, kur ajo thotë në bazë të dokumentacioneve që na është dhënë nga organi i akuzës. Një eksperte financiare profesionale nuk mund të informojë organin e akuzës se deri ku shkojnë tabelat”, tha Kryemadhi./K.C/dritare.net