Na ndiqni edhe në

Bota

Demokratët fitojnë zgjedhjet në SHBA, reagon Shtëpia e Bardhë

Demokratët fitojnë zgjedhjet në SHBA, reagon Shtëpia e


Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Partia Demokratike arriti të marrë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shtëpia e Bardhë publikoi një fotografi të presidentit Donald Trump, të shoqëruar me mesazhin: “Ju kujtojmë se Trump është ende presidenti juaj!”

Fotografia, ku Trump shfaqet i mbështetur mbi tryezën presidenciale në Zyrën Ovale, u publikua pas rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit, të cilat shënuan një humbje të rëndësishme për republikanët.

Edhe drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, kishte reaguar më herët në platformën X, duke shkruar: “Donald J. Trump është presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ende presidenti juaj!”

Ndërkohë, Trump ia atribuoi humbjen e republikanëve faktit se emri i tij nuk ishte në fletën e votimit. Ai gjithashtu sinjalizoi se do të përdorë të drejtën e vetos presidenciale ndaj nismave të demokratëve me të cilat nuk është dakord.

Fitorja u jep demokratëve kontrollin e Kongresit, duke u krijuar mundësi më të mëdha për të kundërshtuar politikat e administratës Trump gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të tij presidencial./dritare.net