Protesta te Ministria e Arsimit, studentët përplasen me policinë
Tuesday 3 November 2026, 16:04
Dritare.net

Protestat e të rinjve kanë vijuar edhe këtë të martë në Tiranë, ku studentët janë mbledhur sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tubimi nisi në ambientet e Universitetit Politeknik, ku protestuesit u shfaqën me pankarta dhe vendosën fotografi të personave të lënduar gjatë demonstratave të ditëve të fundit.
Më pas, studentët marshuan drejt Ministrisë së Arsimit, ku qëndruan për disa orë, duke vijuar protestën.
Situata u tensionua kur efektivët e policisë ndërhynë për të larguar protestuesit nga zona. Ndërhyrja shkaktoi përplasje mes të rinjve dhe forcave të rendit, duke krijuar momente tensioni përpara institucionit./dritare.net