Chris Pappas, burri i parë gay i zgjedhur në Senatin amerikan!
Wednesday 4 November 2026, 13:01
Dritare.net

Demokrati Chris Pappas është shpallur fitues i garës për Senatin në shtetin e New Hampshire, duke shënuar një moment historik në politikën amerikane.
Me marrjen e detyrës në janar, Pappas do të bëhet burri i parë gay i deklaruar hapur që zgjidhet në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Duke iu drejtuar mbështetësve pas fitores, Pappas deklaroi se është “gati të luftojë” për qytetarët e shtetit të tij.