Bledi Mane: Sa turp që u la Tirana pa Panairin e Librit!
Dritare.net

Nga Bledi Mane
SA TURP/ E poshtëruan edhe librin në Tiranë, ia kyçën gojën librit, e flakën nga raftet dhe i thanë nuk ka panair në nëntor. E gënjyen librin se gjasme situata është e nderë, ka thyerje, ka shkatërrime, ka zjarre.
Libri bëri sikur u tremb por libri që është vetë historia nuk e besoi. Libri ka përjetuar situata më të vështira edhe në vitet 1800, 1900, në diktaturë, në tranzicion dhe as armiku i jashtëm e as i brendshëm nuk e ka poshtëruar kështu.
Luani po e bën panairin Expo Klik, Arditi po e bën Këngën Magjike, Armando po vazhdon me ndeshjet e futbollit, Spaku po vazhdon me hetimet, maternitetet vazhdojnë pun9jnë 24 orë...
Kthejani panairin e librit Tiranës dhe lereni jetën të rrjedhë natyrshëm. Ca të lexojnë, ca të protestojnë, ca të dashurojnë!