Dosja “Partizani”/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Malltezit, 25 pasuri mbeten nën sekuestro!
Tuesday 24 November 2026, 19:07
Dritare.net

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros nga 25 pasuri, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, të konfirmuar më herët edhe nga Apeli i Posaçëm.
Pasuritë janë vendosur nën sekuestro në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për dosjen “Partizani”, që lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.
Mes pasurive të sekuestruara përfshihen llogari bankare me shuma të ndryshme monetare, apartamente dhe kuota në disa kompani.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, po gjykohet në kuadër të kësaj dosjeje për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.
Me vendimin e Gjykatës së Lartë, masa e sekuestros mbi 25 pasuritë mbetet në fuqi./K.C/dritare.net