Vrasja e Liridona Ademajt/Burgim i përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën
Dritare.net

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimet e shqiptuara ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe ndaj Kushtrim Kokallës, i dënuar me 30 vjet burgim, në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës së Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve, duke lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 6 korrik 2026. Me aktgjykimin e shkallës së parë, Murseli dhe Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.
Përveç kësaj, Plava ishte shpallur fajtor edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Themelore nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se vendimi është i qartë, i kuptueshëm dhe në përputhje me arsyetimin e dhënë nga shkalla e parë.
Edhe LAJMET E MBRËMJES 29 tet 2026Apeli mbyll dyert gjatë trajtimit të rastit të Liridona AdemajtKolegji gjykues ka konstatuar gjithashtu se pretendimet e mbrojtjes për vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe për shkelje të ligjit penal, nuk qëndrojnë. Sipas Apelit, faktet dhe rrethanat e vërtetuara në shkallën e parë dëshmojnë se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprimet që përbëjnë elementet e veprave penale për të cilat janë shpallur fajtorë.
Gjykata e Apelit ka mbështetur edhe vlerësimin e shkallës së parë lidhur me lartësinë e dënimeve, duke theksuar se janë marrë parasysh rrethanat rënduese në përputhje me dispozitat e Kodit Penal.
Si rrethana rënduese janë veçuar shkalla e lartë e dashjes, motivi i kryerjes së veprës për Naim Murselin, përfshirë qëllimin e përfitimit material, si dhe mënyra e kryerjes së vrasjes nga Naim Murseli dhe Granit Plava, në praninë e dy fëmijëve të viktimës.
Në arsyetimin e saj, Gjykata e Apelit ka përmendur edhe faktin se Liridona Ademaj ishte në moshë të re dhe se vepra ishte kryer ndaj një viktime të pambrojtur. Po ashtu, si rrethanë rënduese është vlerësuar planifikimi i detajuar i vrasjes dhe sjellja e të akuzuarve pas kryerjes së saj, përfshirë vazhdimin e aktiviteteve të tyre të zakonshme dhe argëtuese, pa shfaqur dhimbje për viktimën.
Edhe Arbëri 29 tet 2026Apeli mbyll për publikun seancën në rastin e Liridona AdemajtSa i përket dënimit prej 30 vjetësh ndaj Kushtrim Kokallës, Apeli ka vlerësuar se ky dënim është në përputhje me ligjin, pasi ai është dënuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale dhe jo si kryerës në bashkëkryerje.
Sipas Apelit, dispozitat ligjore për rastet e ndihmës në kryerjen e veprës penale parashohin shqiptimin e një dënimi më të butë sesa ai që u shqiptohet kryerësve të veprës penale. Për këtë arsye, Kushtrim Kokalla nuk ka mundur të dënohej me burgim të përjetshëm./KohaDitore