Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

S'mund t'i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës/ Veliaj refuzon të operohet në Spitalin Memorial Fier

S'mund t'i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës/

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë në Spitalin Memorial të Fierit, me argumentin se nuk mund t’ja besojë jetën e tij nën narkozë kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj këmbëngul që operacionin ta kryejë në spitalin që ka zgjedhur familja e tij, në Tiranë. Për këtë Veliaj thotë se pret vendimin e Gjykatës së Posaçme, së cilës i është drejtuar të premten për këtë çështje.

Reagim i Veliajt:

"E kuptoj që makineria e PR-it të Kryeministrit është sulur edhe ndaj këmbës sime, me sa duket se u kanë mbaruar punët e vendit për të publikuar.

Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?

Që të premten në mëngjes i jam drejtuar GJKKO-së për të garantuar vlerësimin nga mjeku i zgjedhur prej meje dhe operimin në spitalin që zgjedh familja ime.

Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time!"/L.F-dritare.net