Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar!
Monday 23 November 2026, 09:09
Dritare.net

Puka dhe disa zona përreth saj kanë mbetur pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, për shkak të një defekti në linjën 35 kV Fushë-Arrëz–Pukë.
Problemi është përsëritur për herë të dytë brenda javës, ndërsa jashtë funksionit rezulton edhe linja e emergjencës Koman–Pukë, duke lënë pa furnizim alternativ qytetin dhe zonat përreth.
Përveç Pukës, ndërprerja e energjisë ka prekur edhe zonat Qafë-Mali, Gjegjan dhe Rrapë.
Sipas informacioneve paraprake, shkak për defektin është bërë këputja e përcjellësve si pasojë e erës së fortë. Mbetet për t’u parë se kur do të rikthehet furnizimi normal me energji elektrike në këto zona.