Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akuzohet për fshehje të ardhurash, Prokuroria dërgon Xhensila Myrtezajn për gjykim

Akuzohet për fshehje të ardhurash, Prokuroria dërgon Xhensila

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Xhensila Myrtezaj , e akuzuar për veprën penale të fshehjes së të ardhurave, të kryer më shumë se një herë.

Sipas hetimeve, ajo dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore përmes deklarimit të paplotë të të ardhurave, si dhe kryerjes së transaksioneve financiare me burime të pajustifikuara.

Nga ekspertimi kontabël ka rezultuar se gjatë vitit 2023 janë shmangur 2.417.311 lekë detyrime tatimore, ndërsa për vitin 2024 shuma e konstatuar është 3.658.210 lekë.

Në total, detyrimet tatimore të dyshuara si të shmangura për të dy vitet arrijnë në 6.075.521 lekë të reja.

Tashmë çështja i është kaluar gjykatës për shqyrtim. Myrtezaj prezumohet e pafajshme deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë./L.F-dritare.net