Tragjedia hekurudhore me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transporteve!
Dritare.net

Ministri i Transporteve i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor që u mori jetën të paktën 69 personave dhe la dhjetëra të plagosur.
Puente e njoftoi vendimin të martën gjatë paraqitjes së tij në Kongresin spanjoll, ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me përplasjen e dy trenave të shpejtësisë së lartë pranë qytetit Urda, në jug të Madridit.
“Një ministër Transportesh në një vend si Spanja nuk mund të qëndrojë në detyrë pas dy aksidenteve kaq të rënda në më pak se një vit”, deklaroi ai.
Ministri iu referua edhe aksidentit tjetër të rëndë hekurudhor të ndodhur në janar të këtij viti në Adamuz, në rajonin e Andaluzisë, ku humbën jetën 46 persona.
Tragjedia e fundit ndodhi më 28 tetor, kur një tren i shpejtësisë së lartë i kompanisë shtetërore Renfe u përplas me pjesën e pasme të një treni tjetër të kompanisë Iryo, i cili kishte mbetur i ndaluar në shina.
Aksidenti shkaktoi të paktën 69 viktima dhe dhjetëra të plagosur, duke ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e transportit hekurudhor në Spanjë.
Pas dorëheqjes, Puente ka njoftuar gjithashtu se tërhiqet nga listat e Partisë Socialiste (PSOE) për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 29 nëntorit. /dritare.net