Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

EKSKLUZIVE/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Agjenti i hedhur me parashutë në Shqipëri

EKSKLUZIVE/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Agjenti i hedhur me parashutë

Një raport sekret i CIA-s, i datës 23 nëntor 1951, zbulon hollësi nga një operacion i shërbimit amerikan me emrin e koduar THUNDERCLAP. Dokumenti prej pesë faqesh përshkruan misionin e një agjenti të identifikuar me kodin T/5, i cili u hodh me parashutë në Shqipëri në gusht të vitit 1951.

Sipas raportit, agjenti u nis nga Athina më 16 gusht 1951, me një avion të posaçëm. Por operacioni nuk shkoi sipas planit. Gjatë përgatitjes dhe zbatimit të misionit pati ndryshime në udhëzimet për takimin me pjesëtarët e tjerë të grupit. Këto ndryshime krijuan konfuzion dhe penguan bashkimin e tyre. Agjenti nuk arriti të gjente grupin dhe mbeti i vetëm në terren.

EKSKLUZIVE/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Agjenti i hedhur me parashutë

Raporti përshkruan edhe vështirësitë e hedhjes me parashutë. Terreni ishte i pjerrët dhe agjenti pati probleme me pajisjet, të cilat u shpërndanë gjatë uljes. Ai u përpoq të orientonte veten dhe të kuptonte se ku ndodhej, ndërsa mungesa e komunikimit dhe e kontakteve me grupin e tij e bënte gjithnjë e më të vështirë vazhdimin e misionit.

Një nga episodet më domethënëse ndodhi rreth një javë pas hedhjes me parashutë. Agjenti iu afrua një gruaje të moshuar në një fshat dhe i kërkoi ushqim. Gruaja e paralajmëroi se në zonë kishte patrulla ushtarake, por i dha bukë dhe djathë. Ky takim e ndihmoi të kuptonte rrezikun që i kanosej në zonë.

EKSKLUZIVE/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Agjenti i hedhur me parashutë

Përballë vështirësive, mungesës së ushqimit dhe pamundësisë për të vendosur kontakt me grupin, T/5 vendosi të largohej drejt Greqisë, duke kaluar përmes Jugosllavisë. Më 30 gusht 1951 ai kaloi kufirin dhe hyri në territorin jugosllav.

Por largimi nuk rezultoi më i lehtë. Raporti përshkruan disa takime me patrulla jugosllave dhe përpjekjet e agjentit për t’u shpëtuar. Gjatë një prej përplasjeve ai u plagos në kofshën e majtë. Megjithatë, vijoi lëvizjen, duke u përpjekur të shmangte patrullat dhe të gjente një rrugëdalje.

Më 6 shtator, gjatë një tjetër përballjeje, agjenti u gjend përballë ushtarëve jugosllavë që hapën zjarr. Ai iu kundërpërgjigj dhe përdori një granatë dore për të ndalur ndjekjen.Raporti përshkruan edhe lëvizjet e tij në territorin jugosllav, përpjekjet për të shmangur patrullat dhe vështirësitë për t’u larguar nga zona.

Në vlerësimin përfundimtar, CIA shprehte shqetësimin se autoritetet jugosllave mund ta konsideronin T/5 një agjent te sigurimit shqiptar që kishte depërtuar në Jugosllavi..

Raporti THUNDERCLAP është një dokument qe u gjet ne arkuven e CiA- s nga Albert Lulushi , me rëndësi për të kuptuar aktivitetin e fshehtë të CIA-s në Shqipëri dhe në rajon në fillim të viteve ’50. Ai dëshmon për një mision konkret, hedhjen e një agjenti me parashutë dhe përpjekjet e tij për të dalë nga territori shqiptar./dritare.net