Na ndiqni edhe në

Opinione

Ardit Çela: Pse nuk shkoj tek protesta e Bilos!

Ardit Çela: Pse nuk shkoj tek protesta e Bilos!

Bilua ka një lokal.

Kafe turke, raki, birra, ndonjë konservë e raste-raste shërben edhe ndonjë qofte a ndonjë kofshë pule.

Klientët e Bilos në 30 e kusur vite thuajse janë po të njëjtët. Kafedashës, rakidashës, birradashës e theladashës.

Dashuria dhe besnikëria e tyre për Bilon është mallëngjyese. Ka nga ata që janë ndarë nga gratë por nga Biloja kurrsesi.

Biloja çapkën, i ditur, barkëmadh, flet me pasion dhe merr vesh nga politika, shkolla, muzika, tradita, martesa, feja e madje edhe nga shkenca.

Ka vazhduar për 30 vite njësoj. Biloja fol e turma urra. Biloja vendos për kë do votojnë dhe turma gati-tu, Biloja nuk ra dakort as për këngëtarin që do vinte në festën e fshatit pa lekë por ju zgjodhi një tjetër me shumë lekë por që këndonte tabançe dhe turma fët e fët lekët nga trajset.

Njëherë Biloja ju tha mos ti çonin fëmijët tek infermierja për vaksinimin se ai paskësh marr vesh se ajo kish kurvëruar me një bandill nga lagja e poshtme. Dhe klientët morën fëmijët, faturuan Bilon me makinë, paguan nga 7 mijë lekë secili dhe i vaksinuan tek infermieri i fshatit ngjitur.

Pastaj sipas Bilos vajza doli e gënjyer, se ky bandilli që pinte tek lokali ngjitur i paskësh premtuar martesë, dhe infermierja vaksinon prej 12 vitesh edhe Bilon kur a kap spuliatroza.

Biloja është zgjedhur antar i këshillit në 11 palë zgjedhje vetëm dy herë në të njëjtën parti. Është zgjedhur me çamët, me Dulen, me Ngjelën, me Ramën, me Metën me Dajë Dashin e Tironës që nuk e di fare ku bje ky fshati në Librazhd. Biloja ka nuhatje të thellë politike, ka edhe votat e tij besnike.

Njëherë i nxjerr klientët e tij të zënë rrugën nacionale se duan rrugë të re, e njëherë i nxjerr të bllokojnë mjetet që po ndërtojnë rrugën sepse nuk i kanë zgjedhur shoferët nga fshati dhe nuk ja begenisin lokalin.

Dhe trimat e Bilos, kështu i quaj unë klientët e tij, nuk ta përtojnë. Njëherë dogjën 40 hektar pishë vetëm se në qytet shefi i zjarrfikses u vu një i "paaftë: dhe hoqën nga puna pa meritë krushkun e Bilos.

Eh ç'ju them më për Bilon unë.

Bilos i flet puna e jo guna.

Do thoni ju pse e ngacmon Bilon.

Përkundrazi, Bilo për mua tregon shumë, por klientët e tij tregojnë akoma më shumë.

Prej 16 vitesh jetoj në Tiranë. Kam njohur qindra e mijra njerëz, kam studiuar e punuar shumë punë. Jam marr me shumë njerëz.

Ama çuditërishtë janë një grup jo i madh njerëzish që më ngjajnë kryekëput me klientët e Bilos.

Ku nuk i kam parë e ku nuk i kam hasur këta Bilodashës. I kam parë me Berishën, pastaj me Ramën, pastaj me Lulit, pastaj me Metën, me Monën, prap me Lulin, prap me Ramën, prap me Lulin, pastaj prap me Berishën, u bënë me Lalin, pastaj me Lulin prap, pastaj me plehrat, pastaj me mbetjet, pastaj me Lalin, pastaj me inceneratorët, pastaj me Belindën, pastaj me Lapajn, pastaj me Qorrin, pastaj mr Ramën, pastaj me studentët, pastaj me Shehajn, pastaj me flamingot, pastaj me studentët, pastaj me Berishën, pastaj me Lalin prap...

Ja pra këta janë klientët e Bilos.

Shumica punojnë a paguhen në OJF apo OJQ, ose si e themi ne marrin thelën pa bërë gjë.

Të tjerë nga këta Bilodashësit janë folës, lehës, madje kafshues e lëpirës sipas rastit nëpër emisione televizive.

Ca s'janë asgjë, s'punojnë kërrkund, thjesht kan instagram, tik tok dhe dëgjojnë Bilon.

Të tjera janë feministe me vezore të hequra.

Të tjerë janë aktivistë për të drejtat e njeriut por me herdhe të shfryra.

Ja pra. Për këta desha të shkruaj sot e t'ju përgjigjem profileve false apo edhe gjysmë false që shkruajnë orë e minutë pse s'je me Bilodashësit.

Dhe atyre miqve që duan patjetër të më qasin tek protesta e Bilodashësve.

Po ata nuk më ftojnë se në kaq vite në Tiranë i kam hasur aq herë dhe i njoh aq mirë sa nuk më flasin dot as me profilet e tyre reale.

Se unë nuk pi tek Bilo.

Unë pi ku të dua.

Nuk mi tregon lajmet Bilo por i lexoj ku i besoj.

Nuk më sugjeron Bilo ku ti vaksinoj fëmijët por i vaksinoj në qendrën shëndetësore që më takon.

Kështu pra. Ndaj edhe rrvolucionet e shumta të Bilodashësve zgjasin pak. Se nëse rrinë gjatë në shesh Biloja falimenton se nuk ka kush ja pi rakinë.

Prandaj të dashur Bilodashës, të fala Bilos.

Unë do bëjë ashtu siç gjykoj, ashtu si mendoj, ashtu si kam bindjet dhe skam ndërmend ti var fatet e mija, të familjes sime apo të rrethit tim tek herdhet e Bilos apo tek humori e interesat e Bilos e Bilodashësve./dritare.net