Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel
Wednesday 25 November 2026, 16:04
Dritare.net

Kryeministri Rama, merr pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor, që zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa.
Samiti bën bashkë liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim forcimin e partneritetit strategjik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të rajonit.
Ky takim i nivelit të lartë shërben si një mundësi për të riafirmuar angazhimin e Bashkimit Evropian ndaj perspektivës së anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, progresit të reformave kyçe dhe përmbushjes së angazhimeve në kuadër të procesit të integrimit./dritare.net